Botohet revista e parë e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë

1
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë prezantoi sot revistën e  parë, botim i këtij institucioni, një vlerë e shtuar dhe një përçuese e njohurive, studimeve dhe kërkimeve.
Kjo revistë është gjithashtu një urë tepër e rëndësishme lidhëse ndërmjet artit, trashëgimisë kulturore, zbulimit të historisë dhe mundësive të tjera, të cilat përcaktojnë dhe vizionin e muzeut mbi të ardhmen.
MKAM nis rrugën e saj dhe në fushën e botimeve me revistën shkencore, periodike “ Mbi Artin Mesjetar”, ku çdo studim, artikull shkencor, hulumtim apo kërkim, çdo emër i shquar i botës akademike, çdo studiues i historisë së artit, hulumtues të rinj apo çdokush që do të dojë të jetë pjesë e këtij lloj komunikimi, do të shtojë vlerat, interesin dhe dinjitetin institucional që mbart Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar.
Revista “Mbi ARTIN Mesjetar” u bë e mundur falë kontributit të emrave të mirënjohur në fushën akademikë, studimore, dhe njohës të mirë të artit bizantin, historisë së artit, dhe jo vetëm, si: Fjoralba Prifti – drejtore e MKAM, prof. asc. dr. Kostantinos Giakumis, Andi Rëmbeci – lektor/Fakulteti i Historisë UT, prof. dr. Mikel Temo/ UA, dr. Pandi Bello
prof. asc. dr. Anila Saraçi, dr. Edlira Menkshi, dr. Adelina Nexhipi, Genti Proko – specialist /përgjegjës i Laboratorit të Restaurimit dhe Konservimit MKAM.
Revista “Mbi ARTIN Mesjetar” Nr. 1, përmban 8 artikuj shkencorë, të cilat janë studime të mirëfillta mbi temat e përzgjedhura në vazhdën e aktiviteteve, ekspozitave,
sesioneve shkencore, studimeve dhe kërkimeve të shumta që MKAM ka ndërmarrë së fundmi me qëllimin jo vetëm të promovimit të vlerave muzeale, por dhe evidentimin dhe njohjen më të thellësishme të tyre.
Revista ka në përmbajtje të saj emra të shquara të fushave përkatëse si: Fjoralba Prifti – Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar; prof. asc. dr. Kostandinos Giakumis – Vërejtje mbi dy ikona të Shën Marisë, të Konstandin Jeromonakut dhe Johan Çetirit, nga MKAM, Korçë, dëshmi të shtegëtimit të njerëzve dhe ideve; Andi Rëmbeci – Shën Maria në Monumentet dhe artin e Rilindjes paleologe në zonën e Korçës; Imzot Johan Palushi, Mitropoliti i Korçës – Tempullin dhe arti; Andrea Llukani – Afresket e motra e Zengo në kishën e Ungjillizimit Tiranë; dr. Dorian Koçi – Afresket e Vangjel Zengo në kishën e Ungjillizimit dhe piktura e Nolit në MHK; Grigor Zdruli dhe ikona “Fjetja e Shën Nifonit” e realizuar prej tij në Manastirin e Dionisiu në Malin Athos; Genti Proko – Restaurimi.
/ata.gov.al