Çelen aplikimet për kreditë e buta në Tiranë, çfarë duhet të dini (Afatet-kriteret)

61

Të gjitha familjet që nuk kanë një apartament dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar kreditë me kushtet e tregut, mund të përfitojnë nga kreditë e buta të ofruar nga bashkia e Tiranës.

Procesi ka startuar në të gjitha njësitë administrative, ku edhe të interesuarit mund të aplikojnë. Në të gjitha rastet familjet të cilat aplikojnë, pavarësisht strukturës së tyre familjare, nuk duhet të kenë një banesë në pronësi të tyre.

Janë 1000 familje në bashkinë e Tiranës do të përfitojnë kredi të buta, ku kategoritë më të favorizuara janë çiftet e reja, gratë kryefamiljare dhe komuniteti rom. Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.

“Aplikimet fillojnë nga data 17 shkurt deri me 17 mars 2020.  Kriteret bazë për paraseleksionimin e kërkesës së paraqitur nga individë apo familje të interesuara për të përfituar nga programi social i strehimit për “Subvencionimin e interesave te kredisë” janë: individë të cilët në momentin e paraqitjes kanë mbushur moshën 18 vjeç, familje të cilat në momentin e paraqitjes nuk kanë asnjë banesë në pronësi, familje që zotërojnë sipërfaqe nën normat e strehimit, familje që zotërojnë të ardhura brenda kufijve të përcaktuar nga tabela”, -thuhet në njoftimin zyrtar të njësisë administrative nr.4 në Tiranë.

Aplikimet nisin sot dhe do të zgjasin një muaj, deri më 17 mars.