“E bukura e Adriatikut” vjen plot me turistë në Durrës

69

Kroçera “La Belle De L’Adriatique”, me 171 turistë të huaj në bord, u ankorua sot në kalatat e portit të Vlorës, ku u ofruan të gjitha shërbimet e nevojshme për përpunimin në kohë dhe plotësimin e programit të saj një ditor në këtë qytet dhe destinacione të tjera.

Ankorimi për herë të parë në këtë periudhë i kroçerave, vlerësohet edhe si një paralajmërim pozitiv për operatorët turistikë në Vlorë, por jo vetëm, si dhe si një sinjal, gjithashtu pozitiv, se kornizat kohore të sezoneve të mëparshme, tashmë janë tejkaluar.

Sezoni turistik veror 2018, shënoi edhe risinë e “boom”-it të kroçerave, jahteve e mjeteve të tjera lundruese turistike të ankoruara në kalatat e portit të Vlorës, në një numër shumëfish më të lartë, krahasuar me vitet paraardhëse.

Mbërritja e tyre, është pjesë e axhendës së Mesdheut, ku, qyteti i Vlorës tashmë zë një vend të veçantë. Mjaft agjenci turistike janë përfshirë në këtë drejtim, ndërkohë që numri i tyre pritet të rritet më tej në javët në vazhdim.