Firmoset kontrata për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, gati brenda 30 muajsh

36
KONICA MINOLTA DIGITAL CAMERA

Kompania italiane “INC S.P.A”është shpallur fituese për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës, me degëzimin për në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Qeveria firmosi sot kontratën për fillimin e punimeve për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës.

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe lidhja prej 5.7 km me Aeroportin e Rinasit, përbën një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e rilindjes së hekurudhës shqiptare, me një aks prioritar që përkon edhe me vizionin e metropolit europian Tiranë-Durrës.

Punimet për ndërtimin e saj pritet të zgjasin rreth 30 muaj duke bërë që ajo të jetë gati në verën e vitit 2023.

Ndërtimi i kësaj hekurudhe mbulon zonën me aktivitetin më të madh ekonomik në vend.

Hekurudha Tiranë-Durrës zvogëlon ndjeshëm distancën kohore Tiranë-Durrës në 22 minuta dhe nga Tirana në Aeroportin e Rinasit, vetëm 12 minuta.

Po ashtu, vënia në punë e kësaj linje ndikon në shmangien e bllokimit të trafikut rrugor dhe reduktimin e ndotjes së ajrit nga trafiku.

Parashikohet të punësohen 2 200 punonjës dhe nga përdorimi i saj llogaritet që kursimi të jetë rreth 55 milionë euro në vit.

Në garën për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas morën pjesë 22 kompani që ofertuan.