Fluturimi i parë më 18 prill/ Ja shtetet ku do operojë aeroporti i Kukësit me linjat low cost

80

Punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit janë drejt përfundimit dhe në datën 18 prill ky aeroport do të presë pasagjerët e parë nga Londra që do të ulen në pistën me gjatësi 2 200 metra. Ndërkohë, ky aeroport do të ofrojë çmimet më të ulëta dhe po tërheq linjat low cost.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ”Zayed-Flatrat e Veriut” është aeroporti i dytë civil në Shqipëri. Ai ndodhet në dalje të qytetit të Kukësit dhe zë një sipërfaqe prej 100 ha, ku në zonën e parkimit është parashikuar të qëndrojnë 3 aeroplanë njëkohësisht.

Stafi në këtë aeroport është 110 persona. Ky aeroport është një investim i dy kompanive shqiptare që kap vlerën e investimit në mbi 22 milionë euro.Ndërsa është edhe ish emiri i Emirateve të Bashkuara në periudhën e luftës së Kosovës, personi që bëri donacionin për qytetit të Kukësit dhe mundësoi këtë aeroport.

Në terminal ka një sipërfaqe që arrin në 1800 m2 fluturimet e rregullta do të nisin në muajin maj.

Destinacionet pritet të jenë Londra, veriu i Italisë si Milano, Roma, pjesa e Skandinavisë.