FOTOT/ 28 specialistë nga 6 shtete për restaurimin e urës 300-vjeçare në Përmet

841

Në Urën e Katiut në fshatin Bënjë, Përmet një monument i çmuar i zonës, po punohet për restaurimin e saj.

Projekti synon t’i rikthejë shkëlqimin një prej monumenteve më me vlerë të zonës.

Janë 28 pjesëmarrës nga 6 vende të Ballkanit të cilët po punojnë për restaurimin e Urës së Katiut në Bënjë. 

Ura është ndërtuar në mesin e viteve 1700, ruan edhe sot funksionin esaj. Ajo është e lartë afro 7 m. Gjatësia e kalldrëmit diku te 30 m linearë, ndërsa gjerësia afro 90 cm. Ura ka harkun e madh dhe një dritare jo të vogël. Punuar e gjitha me gur nga mjeshtër vendas, ajo tërheq vëmendjen edhe nga ana estetike. Kjo vepër ka statusin e monumentit të kulturës.