Një tjetër mjedis dinjitoz leximi në Tiranë! Biblioteka “Misto Treska” ndryshon pamje

160

Të rinjve, studentëve dhe miqve të librit në kryeqytet iu shtohet edhe një tjetër mjedis dinjitoz leximi në Njësinë 10, një hapësirë moderne dhe e ngrohtë ku mund të zhvillojnë aktivitete të ndryshme kulturore e sociale.

Pas rikonstruksionit të bibliotekës në Kombinat, bibliotekës “Musine Kokalari” dhe “Petro Zheji”, Tiranës i shtohet edhe biblioteka “Misto Treska”, e cila vjen jo vetëm me një pamje të re, por edhe me një fond të shtuar me 500 tituj librash.