FOTOT/ ARRSH nxjerr pamjet e punimeve në lotet e Unazës Verilindore të Tiranës

93

Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës po vijojnë në të gjitha lotet e saj, me qëllim përfundimin sa më të shpejtë të projektit.

Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi sot pamje nga akset e rrugës që janë ndërtuar dhe të atyre ku po punohet, në kantierin e madh të kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.

“Ka filluar puna në të gjitha lotet e Unazës Verilindore për implementimin e projektit që do të lehtësojë trafikun në Tiranë”, bëri të ditur ARRSH.

Përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë një herë e mirë trafikun në rrugët e kryeqytetit.
Autoritetet janë në fazën e zbatimit të dy segmenteve që plotësojnë Unazën e Madhe të Tiranës: pjesën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” te Bulevardi i Ri dhe aksin nga Bulevardi i Ri në Shkozë. Në këtë aks parashikohet të ndërtohen vepra arti dhe rrugë dytësore të cilat do të lidhin unazën me zona të tjera të kryeqytetit.

Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare.