FOTOT/ Laçi i “ri”! Gjithçka gati, shihni si duket lagjja e re

31

Lagjja e re qendrore e qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë, do të hapë së shpejti dyert për familjet e prekura nga tërmeti.

Fotot e mëposhtme tregojnë se tashmë çdo gjë është gati.

Banesat dhe blloqet e reja në Laç janë të lidhura me ujësjellësin e ri, i cili do të sigurojë ujë 24 orë pa ndërprerje për banorët. Ndërkohë, bashkë me lagjen kanë filluar punimet edhe për shkollën që i shtohet kësaj lagjeje, ku fëmijët do të kenë mundësinë të përdorin edhe ambientet komunitare të lagjes së re.