FOTOT/ Lidh perlat e turizmit, rruga Qafë Thorë-Theth drejt përfundimit

59

Punimet për ndërtimin e rrugës Qafë Thorë- Theth, 16 km e gjatë, që lidh një ndër zonat më të bukura të Alpeve me Bogën dhe Shkodrën po vijojnë me ritme të larta.

Projekti për këtë rrugë është pjesë e investimeve që rrjedhin nga plani sektorial i turizmit për rajonin e Alpeve Shqiptare, që bashkë me strategjinë e marketingut turistik dhe programin e investimeve për infrastrukturën vendore përbëjnë atë që njihet si Masterplani i Alpeve.

Projekti parashikon gjerësi asfalti 4 – 4,75 metra dhe në 3 pikat më të rrezikshme të rrugës po ndërtohen 3 tunele nga 20 -30 metra për të siguruar mbrojtje nga ortekët.

Përveç lehtësimit të qarkullimit edhe gjatë stinës së dimrit kur fshati bllokohet nga dëbora, rruga do të ofrojë siguri më të lartë.