FOTOT/ Liqeni i Dashit, njihuni me mrekullinë e Alpeve shqiptare

57

Liqeni i Dashit i cili është Monument Natyre, ndodhet në Parkun Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë në lartësinë 2180 m mbi nivelin e detit.

Është një nga liqenet më të mëdhenj akullnajor që gjendet në vargmalin malor që ruan në të katër stinët e vitit të njëjtin nivel ujor.

I ndodhur mes kullotave alpine të Parkut Kombëtar të Alpeve të Shqipërisë me një peisazh piktoresk është kthyer në një destinacion shumë të vizitueshëm turistik nga vizitorët vendas dhe të huaj.