FOTOT/ Logu i Bjeshkëve – Njihuni me “zanën e malit” që u shpall ma e bukura e alpeve

93

Në Kelmend të Malësisë së Madhe u organizua “Logu i Bjeshkëve”, një event i përvitshëm që promovon vlerat e traditat më të bukura të maleve shqiptare, e ku për çdo vit, një juri e specializuar përzgjedh vajzën më të bukur të bjeshkëve.

Fituese e Logut të Bjeshkëve “Miss Bjeshka 2022” u shpall vajza nga Kelmendi, Dila Bunja.

“Logu i Bjeshkëve”, organizohet prej 24 vitesh dhe një nga veçantitë që promovon më shumë, është xhubleta.

Xhubleta, veshja unikale tradicionale shqiptare si trashëgimi shpirtërore vjen e shpalosur në të gjitha format dhe dimensionet e saj në festivalin tradicional “Logu i Bjeshkëve”.