FOTOT/ Njihuni me dy vëllezërit që kanë serat më të mëdha të perimeve në veri

47

Kosmaçi në Vaun e Dejës është fshati me sipërfaqen më të madhe të serrave në veri të vendit dhe që prodhon çdo vit rreth 10 mijë ton perime për tregun në Shqipëri dhe për eksport.

Ervis Mlloja dhe vëllai i tij administrojnë një serrë, të kultivuar me sallatë jeshile e domate.

Falë kërkesës së lartë për eksport dhe çmimit të favorshëm, kjo është mbjellja e tretë për këtë vit. Edhe pse një vit i vështirë për shkak të pandemisë, 2020 ka qenë i mbarë për sektorin bujqësor.

Vetem gjatë 10 muajve të parë të 2020, Shqipëria ka eksportuar më shumë se 181 mijë ton fruta dhe perime, si dhe ka zgjeruar hartën me tregje të reja në mbarë Europën. Rritja e eksporteve është dyshifrore.