FOTOT/ Gati shtëpitë e reja edhe për 49 familje në Zall Herr

20

Të tjera familje që mbetën pa shtëpi pas tërmetit të nëntorit 2019, do të hyjnë së shpejti në banesat e tyre të reja.

Burime nga institucionet bëjnë me dije se brenda pak ditë do të hapen dyert e shtëpisë për 49 familje në lagjen e re në Zall Herr.

Referuar të dhënave zyrtare, në këtë njësi administrative deri më tani janë strehuar në shtëpi të reja 150 familje të prekura nga tërmeti.