FOTOT/ Punime rehabilituese në aksin Peqin-Elbasan

4

Në aksin Peqin-Elbasan pa kryhen punime për mirëmbajtjen e tij.

Lajmin e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa ka publikuar dhe foto nga punimet në këtë aks.

ARRSH informon se, përgjatë segmentin rrugor Peqin-Elbasan po kryhen punimet për rehabilitimin e shtresave asfaltike pa penguar trafikun.

Përfundimi i këtyre punimeve do të sjellë lehtësim në qarkullimin e mjeteve dhe rritje të sigurisë rrugore në këtë aks.