Nga sot, zgjatet orari i lëvizjes për qytetarët deri në 10 të mbrëmjes dhe rihapen fluturimet me…

78

Nisur nga situata pozitive epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që nga sot, të zgjatet ora e lejuar për qarkullimin e qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, nga 20:00 që ishte deri tani.

Deri në këtë orë do të lejohet edhe aktiviteti i restoranteve dhe bareve.

Duke pasur situatën në Britaninë e Madhe që është më e lehtësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar gjithashtu që të hapen fluturimet me Britaninë./POAL