“Kingdom of Arbëria”, një lojë që promovon historinë, traditën dhe kulturën shqiptare

8

Në Shqipëri ka dalë në qarkullim një lojë që promovon historinë, traditën dhe kulturën shqiptare.

Projekti “Gaming Industry” është një startup i ndërmarrë nga Eri Kokalari, iniciativë që i përket fushës së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Zhvillimit të Platformave të Lojërave Ndërvepruese (Gaming Development).

Falë mbështetjes me grant të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, ky startup ka në thelb të tij krijimin dhe lançimin në treg të kësaj loje ndërvepruese. Përveç pjesës së argëtimit, ajo ka si funksion edhe aspektin edukues dhe promovues për historinë, traditën dhe kulturën shqiptare./Po.al