Kriteret dhe masa e financimit për secilin sektor, ja sa para do marrin fermerët nga buxheti

15

Përpos programit IPARD II, qeveria ka përcaktuare kriteret për mbështetjen e fermerëve me fondet e buxhetit të shtetit dhe të sektorëve ku do të kanalizohen financimet. Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, fondi do të përdoret për a) rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasës; b) shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike; c) certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike; ç) mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Konkretisht do të mbështen fermat me të imta me jo më pak se 70 krerë, në rreth 1200 lekë për krerë dhe për gjedhët 10 mijë lekë për krerë, si dhe do të mbështetet bletaria me 1 mijë lekë për zgjua për ferma jo më pak se 50 zgjoje. Për bimët aromatike financimi fillon nga 200 mijë lekë për hektarë për individë dhe grup fermerësh dhe deri në 4 milionë lekë për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Për fermat organike mbështetja do të jetë nga 100-200 mijë lekë, ndërsa për rikonstruksionin e ambienteve për turizëm rural,  me 6-10 dhoma, financimi arrin deri në 5 milionë lekë për subjekt.  Ndërkohë 12 milionë lekë nga ky fond do të përdoren për pagesat e pa likuiduara për projektet fituese të vitit që lam pas si dhe interesat e kontratave.