Ky është qyteti ku jetohet më mirë se në çdo vend të botës

77

Çdo vit njësia investigative e “The Economist”, publikon klasifikimin e qyteteve ku jetohet më mirë. Kryeqyteti austriak, Vjena është renditur i pari, duke i marrë rekordin Aukland të Zelandës së re, që renditet në vendin e 34. Mes qyteteve italiane më i miri është Milano që ka lënë pas Nju Jork dhe Pekinin.

Janë 173 vendet që janë vlerësuar për sa i përket cilësisë së jetesës duke u marrë në konsideratë faktorë të ndryshëm. Mes tyre janë shërbimet shëndetësore, niveli i kriminalitetit, qëndrueshmëria politike, gjendja e infrastrukturave dhe zonat e gjelbra.

Europa gjen veten në 10 vendet e para me 6 qytete: Kopenhagen dhe Zyrihu, klasifikohen në vend të dytë dhe të tretë pas Vjenës. Gjeneva e gjashta, Frankfurt i shtati dhe Amsterdam në vendin e nëntë. Në 10 vendet e para renditen dhe qyteti japonez i Osakës dhe ai australian i Melburn.

Parisi ndodhet në vendin e 19, duke ngjitur 23 shkallë nga një vit më parë ndërsa Brukseli është në vendin e 24.