“Le Raid des Baroudeurs”, Koleksionistët francezë të mjeteve historike vizitojnë Shqipërinë

0

Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs” kanë vizituar Shqipërinë, në kuadër të një turi në 9 shtete të Evropës.

Koleksionistët francezë të mjeteve historike, “Le Raid des Baroudeurs”, në vazhdimin e turit përmes 9 shteteve, parkuan plot hijeshi edhe në Shqipëri, ku do të vijojnë të zbulojnë bukuri e peizazhe tek ne.

Në kuadër të turit të tyre koleksionistët francezë do të përshkojnë 5,800 km në 21 ditë në 9 shtete.

Me guidën e tyre koleksionistët francezë po shijojnë turin me peizazhet e mrekullueshme që ofron Shqipëria. Ato po vizitojnë Tiranën, Beratin, Gjirokastrën dhe Korçën.

Ndërkohë që, Retro Albania i mikpriti miqtë duke i dhuruar katalogun RETRO të historisë së automotorizimit shqiptar.

Koleksionistët francezë të mjeteve historike “Le Raid des Baroudeurs” do të vizitojnë nga 13 maji-2 qershor 9 vende si, Italia, Sllovenia, Kroacia, Serbia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja, ku do të kalojnë mes detit dhe maleve, duke ndërthurur kulturën dhe natyrën.

/ata.gov.al