Lufta ndaj bullizmit, Policia e Tiranës takime sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare

20

Policia e Tiranës njofton se vazhdon bashkëbisedimet  ndërgjegjësuese me nxënës të shkollave në mbështetje të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”.

Sipas njoftimit, “mbi bazën e këtij programi, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese në shkollat 9-vjeçare publike dhe jopublike të kryeqytetit”.

“Punonjësit e Policisë, në kuadër të programit “Siguria e të rinjve”, kanë bashkëbiseduar me nxënësit e shkollave për temat “Bullizmi”, “Siguria Rrugore”, “Edukimi, ndërgjegjësimi dhe reduktimi i kërkesës për drogë dhe substanca të tjera të rrezikshme”, për ndërgjegjësimin e tyre për bullizmin, sigurinë rrugore apo efektet negative të duhanit, alkoolit dhe përdorimit të substancave narkotike, të cilat janë të dëmshme për shëndetin”, vijon njoftimi.

“Njëkohësisht, gjatë këtyre takimeve nxënësit nëpërmjet videove të ndryshme, janë njohur me materialet e përgatitura nga punonjësit e Policisë, për këto tema”, përfundon njoftimi.

/ata.gov.al