“Magjia e Gramofonit”, ekspozita e veçantë për publikun e Tiranës

105

Në atraksionin më të ri të kryeqytetit, kalanë e Tiranës, u çel sot ekspozita e veçantë për publikun “Magjia e Gramofonit”.

Në këtë ekspozitë u paraqitën koleksionet origjinale të fonografëve dhe gramofonëve, si dhe disa disqe gramafoni, LP dhe vinyl-e. Përmes kësaj ekspozite Arkivi Qendror i Shtetit shpalos për publikun një anë të panjohur të tij, pasurinë muzikore që ruan heshturazi prej 30 viteve.

Pjesë e dhuratës së vitit 1986 ishin edhe disa seri revistash, si “The Monthly Letter”, “The Strand”, “Gramophone”, apo botime lidhur me historinë e gramafonit dhe muzikës, disa prej të cilave ishin të ekspozuara pranë koleksionit të gramafonëve.