Fier, asfaltim lagjeve të brendshme të qytetit

82

Investimet në lagjet e brendshme të qytetit të Fierit, synojnë të garantojnë një cilësi jetese më të mirë për banorët.

Bashkia e Fierit po vazhdon punën për asfaltimin dhe sistemimin e hapësirave publike në një prej blloqeve të pallateve në lagjen “Liri Gero”.

Qyteti i Fierit renditet i treti në Shqipëri për nga rëndësia ekonomike. Ka një ekonomi të fuqishme dhe është qendra e Shqipërisë për sa i përket industrive të naftës, bitumit dhe bujqësisë.