Mjeku shqiptar në Gjermani që ka mbi 800 publikime shkencore, i cituar mbi 76 mijë herë

42

Adnan Kastrati është një kirurg njohur shqiptar që është zhvendosur në Gjermani, ku ka regjistruar një karrierë brilante.

I diplomuar dhe specializuar në Shqipëri për kardiologji, Kastrati mbajti postin e shefit të shërbimit në QSUT më më 1993, ndërsa aktualisht është ndër figurat më prestigjoze të kardiokirurgjisë në Gjermani.

Adnand Kastrati, vetëm si individ rezulton të ketë mbi 800 publikime më një faktor impakti 113. Ndërsa sipas Scopus ai e ka faktorin e impaktit 128 duke u cituar rreth 76 mijë herë.

Karriera

Pas mbarimit të specializimit në kardiologji ne Tiranë, përmes një burse për kërkime shkencore njihet me Departamentin e Kardiologjisë si të Klinikës universitare të Heidelbergut dhe të Universitetit teknik të Mynihut(1991-1993). Me përfundimin e specializimeve dhe punës kërkimore, merr titullin Doktor i Shkencave në vitin 1988 në Tiranë.

Titulli Professor i jepet në vitin 2000 në Mynih pas nje karriere të gjatë shkencore dhe kërkimore pranë Universitetit teknik të Mynihut.

Pikat kyce të punës së tij kërkimore qëndrojnë në përmirësimin e strategjive të trajtimit të pacientëve me sindromin akut coronar, në zbulimin e stenteve të rinj medikamentoze dhe përmirësimi i sigurisë dhe efektivitetit të profilittë tyre.

Aktualisht drejton qendrën kërkimore ISSAR në fushen e kardiologjisë duke u marrë me punë kërkimore shkencore. Është vlerësuar me disa tituj nga shoqata kardiologjike gjermane dhe europiane.