Monument kulture, restaurohet kisha e Shën Sofisë në Kalanë e Beratit

9

Në Kishën e Shën Sofisë monument kulture kategori e I, në lagjen “Kala” Berat kanë filluar ndërhyrjet restauruese.

Ndërhyrja konsiston në restaurimin e strehëve të çatisë së kishës , konkretisht në elementët drusorë të dëmtuar.

Kisha e Shën Sofisë ndodhet në brendësi të rrethimit të kalasë së Beratit përgjatë itinerarit turistik që të çon në muzeun Onufri.

Bëhet fjalë për një teknikë ndërtimi relativisht të vonë në kohë, që ashtu si në muraturën e kishës së Envagjelistrës mund të datohet rreth mesit të shekullin e XIX.

Planimetria e kishës është e thjeshtë në formë drejtëkëndore me absidën të vendosur në anën e lindjes.