Muzeu Historik Kombëtar përgatitet për 42-vjetorin e themelimit

0

Në kuadër të ditës së përurimit të Muzeut Historik Kombëtar organizohet tryeza e rrumbullakët me temë: “42-vjetori i përurimit të Muzeut Historik Kombëtar”.

Tryeza e rrumbullakët zhvillohet më 27 tetor, në sallën “Kostandin Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar. Ajo i kushtohet 42-vjetorit të përurimit të Muzeut Historik Kombëtar. Në të do të flasin specialistë të fushës, me pjesëmarrjen e muzeologëve dhe të ftuarve specialë.

Muzeu Historik Kombëtar u përurua më 28 tetor 1981. Ai është institucioni më i rëndësishëm muzeor në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar synon të nxisë mirëkuptimin e vlerësimin e historisë së Shqipërisë te publiku vendës, kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai synon, gjithashtu të inkurajojë dialogun midis qytetarëve për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen shqiptare. Për këtë qëllim, ai ruan dhe studion provat materiale dhe jomateriale të trashëgimisë historike dhe kulturore të Shqipërisë, të cilat i komunikon dhe i paraqet në një mjedis, që nxit edukimin.

/ata.gov.al