Ndërhyrje e suksesshme laparoskopike e një tumori të vështirë në Spitalin Memorial

10

Për herë të parë në këtë spital u krye ndërhyrja e një tumori të vështirë me laparoskopi, ndërhyrje që zgjati më shumë se 8 orë dhe rezultoi e suksesshme tek një paciente 57-vjeçare.

Kjo është një super punë e dr. Frenki Vila, dr. Alti Haxhiu, mjekut anestezist turk dr. Ismail Serkan dhe instrumentare Engjellushe Bajrami dhe Viola Musakut.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar, për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Në maj 2021, në Spitalin Memorial të Fierit u krye me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale.

/ata.gov.al