Në Njësinë 7 u realizua rikonstruksioni i pallatit nga Fondi i Komuniteteve

76

Banorët e një pallati në Njësinë 7 u bënë bashkë dhe aplikuan pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar nga Fondi i Komuniteteve.

Rezultati është rikonstruksioni i pallatit të tyre, i cili më parë ndodhej në një gjendje të keqe dhe me lagështirë.

Bashkia e Tiranës mbështeti me 50% të investimit, banorët e këtij pallati. Pas kësaj, ndërtesa u vesh me sistem kapot, ç’ka mundëson uljen e kostos së energjisë për banorët. Këtë vit, vetëm në 3 muajt e parë, janë kryer 15 aplikime të reja për Fondin e Komunitetit.