Në prill rriten me 50 mijë lekë pagat e mjekëve specialistë

0

Sot u deklarua se duke nisur nga muaji prill, të gjithë mjekët specialistë të sistemit shëndetësor në vendin tonë do të marrin 50 mijë lekë më shumë në pagën e tyre.

Në këtë prill, mjekët specialistë do marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Po përgatiten rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme.

Nga viti 2013 pagat e mjekëve janë rritur me 63 %.

Autonomia spitalore është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në Spitalin Memorial dhe do krijojë mundësinë që të këtë në sistemin tonë shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione, vizita. Por ndërkohë duhet të garantohen paga më dinjitoze tavan.

/ata.gov.al