Nuk regjistroi asnjë rast të koronavirusit, shteti i parë që vaksinon të gjithë popullsinë

48

Nauru, një ishull i vogël i Paqësorit, mban rekordin botëror për vaksinat Covid-19 me të gjithë popullatën e rritur që merr një dozë të parë. Ky shtet i vogël është gjithashtu një nga vendet e pakta në botë që nuk ka regjistruar një rast të vetëm të koronavirusit.

Brenda një muaji, 7,392 njerëz morën dozën e parë, d.m.th. e gjithë popullsia e rritur, përfshirë të huajt. Nauru mori doza të vaksinës AstraZeneca përmes programit Covax, sistemit të ndarjes së vaksinave Covid të OBSH-së./Ansa