Nermin Shurdha, artistja që u jep jetë mureve të Shkodrës përmes pikturave

30

Nermin Shurdha, është një nga personazhet më të njohura në qytetin e Shkodrës. Ajo ka përfunduar studimet për ekonomi, por nuk e lënë pas dore pasionin e saj për artin. Një art të veçantë që në Shkodër, pak kush e praktikon. Ndryshe quhet vajza që pikturon muret.

Nermin Shurdha rrëfen se e nisi rrugëtimin e saj në këtë zhanër 10 vite më parë.

“Muralet edhe pse bëjnë figurë, është më e lehtë për t’i vizatuar se sa në letër, sepse muralet mund të korrigjohen. Ishte diçka që më parë nuk bëhej në Shkodër fillova ta bëj në fillim tek njerëz të njohur, por më pas pati kërkesa dhe njerëzve u ka pëlqyer”, tha ajo.

Për të e rëndësishme është të ndjekësh pasionin dhe të lësh pas paragjykimet. Ajo tregon se çdo javë pothuajse i pëlqen të eksplorojë natyrën dhe veçantitë e Shkodrës e më gjerë.

Pasioni i saj për muralet, tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e bizneseve në Shkodër të cilët kontaktojnë Nermin Shurdhën për të zbukuruar ambientet e tyre dhe në këtë pikë zgjedh produkte 100 % shqiptare.