Nga Tuneli deri në Orikum, Vlora së shpejti me një tjetër shëtitore

81

Qytetit bregdetar të Vlorës do t’i shtohet një tjetër shëtitore, që do të jetë krenaria e ndryshimit të vijës bregdetare në katër vitet në vijim.

Do të ketë rrugë të dedikuar, jo nga rruga kryesore si deri më sot ku njerëzit duhet të gjejnë rrugë për të zbritur në plazhet fantastike që Vlora ka në zonën pas tunelit

Kjo shëtitore vjen pas asaj të Lungomares të përuruar në maj të 2017. Ky projekt është cilësuar si më i rëndësishmi në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës dhe ndër më tërheqësit për turistët vendas e të huaj.

Vlora me brigjet e saj, Karaburunin, Sazanin, Llogoranë, kalanë e Kaninës, Lagunën e Nartës, plazhet e shumtë, monumentet, njerëzit, prodhimet e tokës dhe të detit është gjithnjë e më shumë e frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj