Nxënësit po rigjallërojnë traditat dhe kulturën shqiptare

1

Në kuadër të programit të ri jashtë orarit mësimor për artet dhe zejet në shkolla, nxënësit po rigjallërojnë traditat dhe kulturën shqiptare.

Sot u ndanë pamje të nxënësve të Shkollës së Kuqe në Tiranë, teksa po zhvillonin orën e artit dhe zejeve.

U bë e ditur se, punimet kreative në qëndisje, thurje me shtiza, punime me grep, modelime, etj, u japin nxënësve mundësinë të zhvillojnë talentin, pasionin, por edhe të kalojnë shëndetshëm kohën e lirë, duke zhvilluar edhe mendjen dhe imagjinatën.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit shprehu mirënjohje për nxënësit dhe mësuesit e Shkollës së Kuqe në Tiranë, për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në këtë program.

/ata.gov.al