Perlave të Shelegurit në Leskovik u shtohet edhe kompleksi i ri “Mezini”

23

Kolonja, falë edhe lidhjes së shpejtë me rrugën e re, po bëhet hap pas hapi një nga atraksionet e veçanta turistike.

Perlave të Shelegurit, në Leskovik u është shtuar edhe kompleksi i ri “Mezini”, gati të mirëpresë turistët e huaj e vizitorët vendas. Kolonja, falë edhe lidhjes së shpejtë me rrugën e re, po bëhet hap pas hapi një nga atraksionet e veçanta turistike, me Rehovën, Borovën, Llixhat e Sarandoporit, kishat e vjetra dhe natyrën e bekuar.

Shqipëria pret të vizitohet nga të paktën 8 milionë pasagjerë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, këtë vit. Ndërsa numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2022 arriti 7.5 milionë, duke shënuar një rritje me 32.6 %, në krahasim me vitin 2021.

/ata.gov.al