Punime në Monumentet e Kulturës në Gjirokastër

6

Gjatë kësaj jave specialistët e DRTK Gjirokastër kanë ndërhyrë për restaurimin e disa pjesëve të çatisë të kishës së “Shën Mëhillit” (Monument Kulture, Kategoria I).

Kisha e Shën Mëhillit gjendet në lagjen Varosh, në Gjirokastër. Specialistët e DRTK kanë kryer edhe pastrimin nga bimësia e cila kishte përparuar në një pjesë të çatisë së portës hyrëse të kishës.

Ndërkohë po në lagjen Varosh janë duke u kryer punime të tjera nga DRTK. Kësaj here në banesën “Gjini” ku po ndërhyhet në një pjesë të catisë e cila kishte problem me rrëshqitjen e rrasës së gurit.

Banesa “Gjini” në lagjen Varosh është Monument Kulture, Kategoria II.

/ata.gov.al