“Qendra Komunitare Për Familjen”, Bashkia Shkodër fiton këtë konkurs kombëtar

231

Bashkia e Shkodrës është shpallur fituese e konkursit kombëtar të Praktikave më të mira me modelin “Qendra Komunitare “Për Familjen” ”.

Bashkia Shkodër u vlerësua për modelin e ndërtuar të shërbimeve sociale multisektoriale të qëndrueshme dhe të standardizuara pranë komunitetit, në mbështetje dhe fuqizim të familjes, si qeliza bazë e shoqërisë.

Projektimi dhe krijimi i 12 Qendrave Komunitare “Për Familjen” është një risi. Ndërtimi i modelit u projektua që në qershor të vitit 2015, duke u bazuar në eksperiencat e zhvilluara në Shkodër pas viteve ’90, për të mbështetur individët dhe familjet më në nevojë.