Revista amerikane jehonë agroturizmit shqiptar

1

“Kinfolk”, revista e pavarur amerikane, që trajton stilin e jetesës së ngadaltë, e botuar nga Ouur, me qendër në Portland, Oregon, i ka kushtuar një vend të rëndësishëm modelit të agroturizmeve që po zhvillohen në Shqipëri.

Në revistën “Kinfolk” prezantohen sipërmarrësit shqiptarë pranë agroturizmave që kanë ngritur në zona të ndryshme të vendit. Ndërsa vëmendja fokusohet tek ushqimi, që luan rolin kryesor, në tërheqjen e vizitorëve të shumë vendas dhe të huaj.

Me larmi të bollshme informimi dhe foto, artikulli përshkruan takimet me sipërmarrësit e “Uka Farm”, “Gurra Perrise”, Mal i Dajtit, Pazari i Ri, TID Tirana, Mrizi i Zanave, që janë disa modele kuptimplotë të pasionit për jetesën në fshat dhe atraksione zhvillimi në disa plane.

/ata.gov.al