Rezidenca italiane hap dyert për publikun artdashës

2

Dita e sotme është konsideruar si Dita e Rezidencës me Dyer të Hapura, në kuadër të Javës Kulturore Italiane.

Organizatorët kanë informuar se Rezidenca Italiane, sot është hapur për të realizuar vizita të udhëhequra nga artistë shqiptarë, punët e të cilëve gjenden të ekspozuara brenda ndërtesës.

Në bashkëpunim me Harabel Contemporary, artistët Ledia Konstandini, Artan Shabani dhe Adrian Cene, kanë shoqëruar artdashësit në këtë event.

Në këtë pikëtakim kulturor nuk kanë munguar kryesisht të rinjtë. Ata kanë mundur të shuajnë kuriozitetin për brendinë e këtij institucioni si edhe të shohin nga afër veprat e artit që gjenden të ekpozuara aty.

Ndërkohë Java Kulturore Italiane ka programuar të tjera evente si Konsullata Lëvizëse, e cila u krijon mundësinë shtetasve shqiptarë të mund të marrin informacion e shërbime, pa qenë nevoja të planifikojnë një takim. Ky është një event i cili do u shërbejë kryesisht studentëve të ardhshëm që zgjedhin të shkollohen në Itali dhe që në këtë mënyrë mund të marrin informacion në konsullatë.

/ata.gov.al