61 mijë fëmijë, depistime e trajtime falas të kujdesit dentar

0

Rreth 61 mijë fëmijë kanë kryer vizita, depistime dhe procedura për kujdesin e dhëmbëve në kabinetet dentare në shkolla dhe përmes 2 klinikave stomatologjike lëvizëse.

Pas Selenicës, Himarës, Manzës, Shijakut, klinikat stomatologjike lëvizëse do të jenë javën e ardhshme në Përmet, Tepelenë, Yrshek, Kavajë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë viteve 2021-2022 ka investuar në strukturat e kujdesit të arsimit parauniversitar me 19 njësi të reja dentare, ku 10 prej tyre u instaluan në Tiranë dhe të tjerat në tre qarqe, Elbasan, Durrës dhe Shkodër.

Edhe këtë vit, MSHMS do të vijojë investimet në shkolla për të zgjeruar bazën e njësive dentare me unite të reja në të gjithë Shqipërinë.

/ata.gov.al