Shijak, nis puna në aksin “Rrugët e lagjes së re tek ish Fabrika Niseshte “

33

Vijon puna për përmirësimin e shtresave rrugore në aksin “Rrugët e lagjes së re tek ish Fabrika Niseshte “, Bashkia Shijak.

Ndërhyrja fillon në unazën e qytetit Shijak dhe përfundon në lagjen “Çamëria”.

Aktualisht po punohet me proceset e gërmimit, mbushjes me çakëll, ngjeshjes si dhe zgjerimit të rrugës.

Me rikonstruksionin e këtij aksi rrugor përfiton e gjithë popullsia që banon në lagjen e vjetër Shijak si dhe në lagjen e re përtej përroit.

Ky projekt me financim nga Qeveria Shqiptare dhe zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në mirëqenien e banorëve.