Shkrimtarja e famshme dhuron 18.8 milionë Dollarë

35

Autorja e librave të Harry Potter, Joanne Rowling ka dhuruar 18.8 milionë Dollarë për të inkurajuar kërkimet shkencore në gjetjen e kurës për sëmundjen e sklerozës së shumëfishtë. Paratë kanë shkuar për klinikën “Anne Rowling”, që është themeluar në vitin 2010, falë kontributit të shkrimtares

Ajo është shprehur se do të vazhdojë të dhurojë para për zhvillimin e kërkimeve dhe do të jetë e pakursyer në mbështetjen e saj.

Skleroza e shumëfishtë dëmton qelizat nervore në tru dhe në palcën kurrizore. Për pasojë, sistemi nervor nuk arrin të komunikojë, duke shkaktuar probleme në shikim, lodhje, humbje të ekuilibrit dhe dhimbje.