Shpallen fituesit e fondit për përkthimin letrar nga shqipja në gjuhë të huaj

4

Ndahen sot vlerësimet për veprat fituese për fondin e përkthimit letrar nga gjuha shqipe në gjuhë të huaj.

Ceremonia e shpalljes së fituesve u zhvillua ne mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.

Përkthimi i librit shqip në gjuhë e kultura të tjera vijon të mbetet një prioritet për Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit. Nga 24 aplikime, juria e kryesuar nga Ben Andoni dhe anëtarë Irena Prici dhe Esmeralda Kromidha, vlerësoi për t’u mbështetur finaniciarisht nga QKLL, 6 autorët dhe veprat e mëposhtme:

  1. “Vrasje në kryeministri” nga Diana Çuli
  2. “Fëmijët” nga Luljeta Lleshanaku
  3. “Ridënimi” nga Fatos Lubonja
  4. “Në kërkim të këmishës së humbur” nga Arian Leka
  5. “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj
  6. “Në besë të tatuazhit tënd” nga Andreas Dushi

/ata.gov.al