Shqipëria eksporton produkte bujqësore në 22 vende, rekord këtë 9 mujor

124

Eksportet bujqësore u rritën me 17% gjatë 9-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në totalin e eksporteve bujqësore kryesojnë bimët mjekësore, fruta-perimet, për të vijuar me produktet e detit dhe ato të industrsisë agropërpunuse.

Shqipëria eksporton prodhime të sektorit bujqësor, në më shumë se 22 vende duke përfshirë rajonin, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mali i Zi, shtetet e Bashkimit Europian Itali, Gjermani, Zvicës, Litiuani, por edhe në vendet aziatike në Kinë ku eksportohet vaj ulliri dhe mjaltë e në SHBA ku kryeson eksporti i bimëve mjekësore dhe aromatike.

Rritja e eksporteve bujqësore dhe të ardhurave në familjet fermere i adresohen krahas politikave lehtësuse fiskale edhe investimeve në tregjet dhe qendrat frigoriferike të grumbullimit të produkteve bujqësore që janë ngritur me mbështetje financiare të programit IPARD dhe qeverisë.