Si të parandaloni mjegullimin e syzeve nga mbajtja e maskës, çfarë duhet të bëni

132

Përshtatja me mbajtjen e maskave kundër pandemisë vazhdon të jetë e vështirë për disa njerëz, veçanërisht për ata që mbajnë size optike. Në rastin e tyre, problemi më i përhapur është është mjegullimi apo veshja e syzeve

Zgjidhja e këtij problemi është shumë e thjeshtë thotë neurokirurgu amerikan Daniel Heiferman sipas të cilit, ata që mbajnë syze mund të vendosin një leukoplast të thjeshtë në pjesën e hundës duke puthitur maskën e shmangur kështu mjegullimin e syzeve.

Heiferman e zbuloi këtë taktikë të thjeshtë në një video online e cila u bë virale shumë shpejt.

Sipas tij, kjo taktikë është përdorur prej shumë vitesh nga mjekët për të penguar mjegullimin e syzeve apo edhe lenteve gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Vendosja e leukoplastit është një taktikë që është mbështetur edhe nga profesionistë të tjerë të shëndetit, sipas të cilëve, një gjë e tillë mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve të tjera me sytë që ndodhin si pasojë e mjegullimit.

Sipas Randy McLaughlin, mjegullimi i syzeve apo lenteve ka shkaktuar një rritje të inflamacionit të qepallave dhe infeksioneve bakteriale në sy.

Ai rekomandon se nëse vuani nga mjegullimi i syzeve, herë pas here duhet të mbani kompresa të ngrohta në sy, ose t’i shpëlani sytë, qerpikët e qepallat me ujë.

Si Të Parandaloni Mjegullimin e Syzeve Në Hapa Të Thjeshtë

Së pari, sigurohuni të zgjidhni një maskë të përshtatshme e fleksibël që puthitet mirë. Nëse maska rri lirë, atëherë ajri dhe lagështia do të mjegullojnë syzet më shumë. Syzet mund t’i fërkoni me sapun të lëngshëm dhe ta lini të thahet.

Një mënyrë tjetër është që brenda maskës të vendosni një letër kuzhine ose pecetë të hollë e cila do të thithë lagështinë e tepërt