Si të shmangni thinjat e parakohshme, zbuloni disa sekrete

0
86

Bëhet fjalë për një proçes natyral që shkon krah për krah me moshën. Tradita shqiptare i quan flokët e bardhë si shenjë fisnikërie. Por ata që i mbajnë thinjat, sidomos në moshë të re, duan disa përgjigje se pse u ka ndodhur të zbardhen para kohe. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në zbardhjen e flokëve përpara kohe duke filluar që nga faktorët gjenetik e deri tek stresi që përjeton çdo njeri. Më poshtë keni të listuara disa nga ushqimet që ju ndihmojnë të parandaloni daljen e thinjave të parakohëshme.

Bajamet

Bajamet duhet të bëhen pjesë e regjimit tuaj ushqimor sepse janë shumë të pasura me vitaminë E, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Arrat

Arrat janë të pasura me biotinë. Kjo vitaminë ul numrin e thinjave dhe përmirëson paraqitjen e flokut.

Barishtet

Spinaqi, selinoja, specat, lakra, kastraveci e barishtet janë shumë të pasura me vitamina dhe minerale të cilët ushqejnë flokun dhe pengojnë shfaqjen e thinjave.

Salmoni

Salmoni është shumë i pasur me selenium që ndihmon në prodhimin e hormoneve të dobishme për flokun. Për më tepër, salmoni përmban proteina të cilat pengojnë thinjen e tij.