Stola të rinj shumë shumëngjyrëshe për t’u çlodhur dhe kosha për të mbajtur lulishten pastër, u vendosën nga Bashkia e Tiranës në një prej lagjeve më të populluara vitet e fundit në kryeqytet. Punonjësit e Bashkisë ishin këto ditë në zonën “Don Bosko” ku në brendësi të lagjeve dhe pranë rrugës kryesore janë vendosur edhe stolat duke krijuar në këtë mënyrë lehtësi për banorët dhe në të njëjtën kohë duke kontribuar në ruajtjen e higjienës.
Një vëmendje e veçantë i është kushtuar këtyre 3 viteve krijimit të lulishteve të kompletuara, me drurë dekorativë me stola e kosha edhe nëpër lagje të ndryshme të qytetit.
Ura e re mbi Osum afron 2500 banorë të zonave rurale me Beratin
Ura e re panoramike prej 290 metrash mbi lumin Osum përfaqëson një investim të rëndësishëm në zhvillimin e zonës së Bera...