Tatimet: Sportel i dedikuar, në QKB, për të informuar biznset

601

Bizneset e sapo hapura shpesh herë kanë mungesë informacioni në lidhje me detyrimet që ju lindin dhe mospërmbushja e tyre pas një viti i çon drejt statusit pasiv.

Në këto kushte kjo kategori duhet të tregohet e kujdesshme dhe të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm me hapat që duhet të përmbushin pasi bëhet regjistrimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka hapur një sportel të dedikuar brenda ambienteve të Qendrës Kombëtare të Biznesit. Bizneset, pas përfundimit të procedurës së regjistrimit mund t’i drejtohen këtij sporteli për t’u njohur me të gjitha detyrimet tatimore, mënyrën e pagesave dhe afatet. Për herë të parë ky shërbim po ofrohet brenda sporteleve të QKB-së në qendër, ndërsa parashikohet që të shtrihet edhe në rrethe.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se në këtë mënyrë biznesi do të mund të marrë disa shërbime me një ndalesë pa qenë e nevojshme që të paraqitet fizikisht te Shërbimi i Tatimpaguesve për t’u njohur me taksat.