Mbyllet faza e parë të programit IPARD II, nis shqyrtimi i dosjeve

79

Janë mbyllur sot aplikimet për të përfituar nga thirrja e parë e programit IPARD II, me vlerë 50.3 milionë euro, mbështetje për bujqësinë shqiptare.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, fermerë dhe agropërpunues aplikuan nga 30 nëntori deri më 30 janar, për të përfituar mbështetje financiare në tri masa kryesore të IPARD-it: për investime në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se, interesi i aplikantëve ka qenë i madh, përtej pritshmërive dhe AZHBR nis me përpunimin e dosjeve menjëherë pas mbylljes së fazës së parë të aplikimit.

Ndërsa brenda këtij viti pritet të disbursohet fondi për aplikantët përfitues.

Në total, programi IPARD II adreson për mbështetjen e bujqësisë shqiptare një fond prej 94 milionë euro, 75% e të cilit financohet nga BE dhe 25% nga qeveria shqiptare.