Të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova bëhen bashkë në shkollën verore në Jalë

12

Të rinjtë nga Shqipëria dhe Kosova kanë mundësinë të bëhen pjesë e shkollës verore që organizohet në Jalë  më 24 deri më 27 korrik.  Aplikimi realizohet online në linkun që gjendet në faqet e ministrive të Arsimit përkatëse.

Do të përfshihen 120 pjesëmarrës të cilët do të jenë studentë nga institucionet e arsimit të lartë e të dy vendeve, me qëllimin e vetëm që ata së bashku të forcojnë urat e komunikimit dhe bashkëpunimit mes njëri tjetrit; lidhur me tematika të ndryshme që do të trajtohen nga ekspertët, mbi edukimin formal informal tregun e punës.

Krahas trajnimeve mbi “Edukimin dhe Punësimin në shekullin e XXI”, nuk do të mungojë edhe argëtimi.