Tirana solidare, hapet mensa e 7-të sociale për njerëzit në nevojë

138

Pas rikonstruksionit të 3 mensave sociale ekzistuese dhe hapjes nga e para të tre të tjerave, kryeqytetit i është shtuar edhe një mensë e re në Njësinë 7.

Kjo mense u vjen në ndihmë njerëzve të pamundur të Njësisë 7.

Në Tiranë funksionojnë aktualisht 7 mensa sociale që ofrojnë një vakt të ngrohtë për personat në pamundësi ekonomike, ndërsa në to mund të marrin shërbim 800 vetë në ditë nga 150 që ishte në 2015.